Historiku i shkurtër i IHMK

Veprimtaria Hidrometeorologjike ne Kosovë ka filluar qe nga vitit 1923, nga ajo kohe datojne regjistrimet e para të nivelit të ujit në lumin Drnini i Bardhë në Vërbnicë dhe Radac, Morava e Binçës në Krominjan, Kriva Reka në Domaroc, Sitnica në Mitrovicë dhe Lepenci në Hanë të Elezit. Në vitin 1926 fillonë se funksionuari stacioni meteorologjik në Prizren, me 1928 stacioni meteorologjik ne Pejë dhe me 1933 fillonë matjet meteorologjike stacioni ne Prishtine, ndërsa stacionet ne Brezovice, Gjilan, Ferizaj, Podujeve kane filluar pas luftës së dytë botërore gjegjësishtë 1948-1949.

Matjet e rregullta hidrometeorologjike filluan kryesisht pas luftës së dytë botërore duke filluar nga viti 1948. Pas Luftës së Dytë Botërore, më 1947, u themelua Drejtoria Federale e Shërbimit Hidrometeorologjik të Jugosllavisë, pastaj Enti Federal Hidrometeorologjik dhe Drejtoritë Republikane, ndërsa më vonë Shërbimet Krahinore Hidrometeorologjike.

Ne qershorë të vitit 1988 eshte themeluar Enti Hidrometeorologjik i Krahines se Kosoves përgjegjësit e të cilit ishin të rregulluara me Ligjin mbi Veprimtarin Hidrometeorologjike. Funksionet kryesore të tijë ishsin monitorimi dhe parashikimi  hidrologjik, meteorologjik dhe monitorimi i cilësisë së ajrit, ujrave sipërfaqësorë si dhe  analizat laboratorike te tyre.

Pas luftes se fundit, te gjitha entet krahinore shëndrrohen ne Institute, nga vitit 2001 edhe Enti hidrometeorologjik  i Krahines së Kosovës ka kaluar ne Institute Hidrometeorologjik te Kosoves i cili ka funksionuar brenda Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit. Me formimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë , Departamenti i mbrojtjes së Mjedisit kalon në Ministri pjese e të cilit ka qenë edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i cili ka funksionuar në bazë te ligjeve ne fuqi. 

Në vitin 2011, në kuadër të riorganizimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë , bazuar në Planin Strategjik Zhvillimor 2010-2014 të MMPH-se dhe në vendimin e Qeverisë së Kosovës  Nr. 09/26,Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Dardan Gashi ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ Nr.13, për Strukturën Organizative dhe Përgjegjësitë e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Sipas këtij udhëzimi administrative IHMK kalonë  pjesë perbërësë e strukturës organizative të AMMK e cila është e organizuar në Institute, Drejtori, Divizione, Sektorë dhe Njësi. Tani Instituti Hidrometeorologjik ka statusin e një institucioni qeveritar, profesionalë dhe shkencorë, struktura organizative e të cilit është paraqitë në organogramine e dhënë në www.ihmk-rks.com.

Per me shume kliko ne: www.ammk/ihmk-rks-gov.net/publikimet/hsitoriku i veprimtarisë hidrometeorologjike të Kosovës.

Recent Posts