Detyrat dhe pergjegjesit / Funksionet kryesore te IHMK

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të IHMK-së janë:

Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetit themelor të stacioneve hidrologjike, meteorologjike dhe cilësisë së ajrit,  organizimi i matjeve dhe vrojtimet e elementeve dhe dukurive: hidrologjike, meteorologjike, agrometeorologjike dhe monitorimit të komponenteve mjedisore ,cilësisë së ajrit, ujit dhe dheut .

Studimi, përpunimi, ruajtja, këmbimi dhe raportimi i të dhënave hidrometeorologjike dhe të dhënave mjedisore si cilësisë së ajrit, ujit dhe dheut. Organizmi, mirëmbajtja dhe zhvillimi i sistemit llogaritës, vrojtues të bazës së të dhënave e të prognozimit për kryerjen e punëve hidrometeorologjike. 
Kryerja e matjeve, vrojtimeve meteorologjike me radar si dhe kryerja e matjeve dhe vrojtimeve hidrometeorologjike sistematike  në ujërrjedhat e lumenjve në rastet e zakonshme dhe në rastet e çrregullimeve dhe gjendjes së ujërave nëntokësorë.

Përcjellja sistematike dhe konstatimi i ndotjes së ajrit, të reshurave atmosferike, ujërave sipërfaqësore dhe ujërave nëntokësorë dhe burimit të parë ujorë. Studimi dhe prognozimi i kushteve hidrometeorologjike, të ndotjes së ajrit si dhe paralajmërimi i paraqitjes së fatkeqësive elementare hidrometeorologjike.

Iformimi i institucioneve kompetente qendror dhe lokale mbi parashikimin dhe paralajmërimin e motit dhe dukurive hidrometeorologjike, klimës, ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësorë, si dhe ndikimi i tyre në biosferë.

Hulumtimi i ndryshimeve të gjendjes së motit, klimës dhe ujërave të shkaktuara nga ndikimi artificial, si dhe studimi i metodave të veprimeve artificiale mbi motin, klimën dhe ujërat.  

Recent Posts